.
×

Vatra festoi me madhështi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kuq e Zi, Shpalljen të Pavarësisë së Shqipërisë



Nga Beqir SINA – New York

BRONX NEW YORK:   VATRA, Federata PanShqiptare e Amerikës, për më shumë se një shekull – po feston me madhështi 28 Nëntorin Ditën e Flamurit Kuq e Zi, Shpalljen të Pavarësisë së Shqipërisë, simbas një tradite, ku ajo mbledh për çdo vit në nëntor – të gjitha shoqatat dhe organizatat e komunitet, Në një festë të përbashkët – me shqiptarët e emigruar në rrethana dhe kohë të ndryshme në Amerikë, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Çamëria, diaspora dhe shepesh her në përvjetorin e saj vijnë edhe Arbëreshët e Italisë.

67d1567a1bf9eadde3eb381043f3daf3 (1)

Kësaj radhe festa qendrore e flamurit shqiptarë, Dita e Flamurit – 102 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u mbajtë të premten më 28 Nëntor, në lokalin e njohur për komunitetin shqiptar, për të shënuar ngjarje të tilla, “Maestros” në Bronx – New York.
Me këtë rast qindra shqiptarë, janë bërë së bashku – për të festura ditën e flamurit kuq e zi-  nga të gjitha trevat –  Ata  ( Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Partia Lëvizja e Legalitetit, Shoqatës Rugova, Rrënjë Shqiptare, Ana e Malit, Shoqata e Shqiptaro Amerikane e Shkrimtarëve, Liga Qytetare, Shoqata Çamëria, Shoqata Dibra, e të tjerë), janë bashkuar me Vatrën në këtë ngjarje, për të festuar së bashku.
Vatra, sipas traditës së vyer vatrane, ashtu si në kohën e kolonive të para dhe klubeve shqiptare në mërgim, sipas asaj traditës së moçme një shekullore të saj, e cila është e vetmja deri tani që bënë së bashku në këto ngjarje, të gjithë shqiptarët, e Amerikës, përfshirë klerikët e të tri besimeve tona, katolik, ortodoks,  myslimanë dhe bektashllinjë. ftoi në kët darkë solmne ; Dom Pjetër Popaj, nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Pastor Fr. Nathan Preston – nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Kollit në Bronx, Imam Edin Gjoni nga Qendra “Albanian Islamik Center” në Queens, NY, Imam Rifat Halili nga Xhamia e Patersonit,përfaqësues i Qendrës Islamike Shqiptare të New Jersey.

Ndërkohë, simbas asaj – që në këtë darkë quhet “rradha” e bekimit fetar, të manifestimit, kësaj rradhe festën e flamurit, e ka bekuar dhe përshendetur me një  fjalë rasti, Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës ShqiptareKatolike “Zoja e Shkodrës” .

Gjatë darkës – Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Bucaj, ka ftuar klerikët e nderuar në mënyrë simbolike, për t’iu dorëzuar një fotografi të përbashkët që klerikët shqiptarë të diapsorës në Amerikë, të arbëreshëve dhe atyre të trojeve amtare kan bërë në festimet e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, në prill 2012 në Nju Jork .

Darkën e ka hapur kryetari i komisionit të festimeve, arkatari i Vatrës,z. Marjan Cubi, i cili fillimisht në emër të Vatrës u uroi mirëseardhjen të pranishmëve, më pas evokoi në pak fjalë për Ditën historike të Flamurit –

 

10513302_10203966238453859_5346065794461665853_n (1)

Me intonimin e dy himneve kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë, interpretuar nga këngëtarja e talentuar Dea Elezi, është shënuar edhe hapja e këtij manifestimi .Më-pastaj me një minutë heshtje, janë përkujatuar me respekt të madh të gjithë të rënët, e të gjitha kohërave, të gjithë ata që ranë për liri e pavarësinë e Shqipërisë, çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mbrëmja festive e vatranëve, ka vazhduar me një program të pasur, përfshirë fjalimet përshëndetëse, këngët e vallet nga të gjitha krahinat, shqiptare.

Kurse, manifestimin e Vatrës, e udhëhoqi veprimtarja e dalluar e komunitetit Aida Gashi – nga Rrënjët Shqiptare.

E cila, mbasi ua urojë në emër të mikëpritësit – mirë se ardhjen pjesëmarrësve në këtë darkë solemne kushtuar Ditës së Flamurit – 102 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, vuri në pah rolin e kontributin e kolosëve të Kombit tonë – vatranëve në Amerikë, kontributin e tyre nga SHBA – për pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 2012.     Me këtë rast zonjusha Gashi, u kujtojë të pranishmeve edhe kalvarin e vujatëve gjysmë shekullore, të shqiptarëve, nën sundimi n e regjimit sllavo – komunist..

1924320_987814044581918_5500643072156730347_n

 

Ajo, tha se meqenëse, jam me prejardhje të një familjeje, që e ka përjetu tmerrin e komunizmit, dhe ka vuajtur nga regjimi i egër sllavo – komunist dhe, që është arratisur nga ky regjim, VATRA, për mua, qysh në fëmijëri ka pas një domethënje të veçantë, si organizatë, që i përmbante pikëpamjet ANTI-komuniste. “Kur i dëgjoj dhe lexoj fjalët e të madhit, Fan Nolit, “Mbaju Nëno mos ki frike–se ke djemtë në Amerikë”, mua më shkon mendja menjëher tek Vatra – dhe vatranët, vlerat e traditat e saj patriotike – për bashkim kombëtar, dhe luftën e kontributin e saj – kundër Komunizmit – vetëm për Atdhe, për Shqiptarizëm” tha zonjusha Gashi.

Më pastaj kreu i vatranëve  – Dr John Buçaj – ka informuar pjesëmarrësit mbi ceremonin të mbajtur në Presidencën e Republikës së Shqipërisë më 24 nëntor 2014, ku ai dhe disa Vatranë të tjerë, ishin, nderuar metitullin më të lartë të Kombit, nga Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani.

Kurse, moderatorja Aida Gashi – ka lexuar gjithashtu edhe fjalimin e zotit Agim Rexhaj – nënkryetarit të Vatrës, të lexuar prej tij para Presidencës së Shqipërisë, kur atë ditë atij në Tiranë, i është dhënë titulli “Nderi iKombit” me rastin e 28 Nëntorit.

Në shenjë respekti, moderatorja e këtij manifestimi ftoi në foltore të përshëndes, dhe të ftuarin e nderit, mysafirin nga Kosova, mikun e vatranëve – zotin Ali Lajqi, ish-deputet dhe ish-kryetari i komunës sëPejës, ish i burgosur politik nga kazimatatet serbe.

I cili, pos që ka vënë në pah rëndësinë e madhe, që ka dita e flamurit në mesin e shqiptarëve të Amerikës, dhe kudo për mbarë shqiptarët, është ndalë edhe në rëndësinë historike, që pati në atë kohë pas 500 vjet sundimi nga Turqia, të aktit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë- “E cila, tha Lajçi, nga padrejtësit e fuqive të mëdha të kohës, Europës, fatkeqësisht – ngeli si një gjysëm shtet, e gjymtuar, edhe sot e kësaj dite, ngaqë, ndarja e kufinjëve la jashtë trungut të saj – gjysmën e tjetër të trojeve etnike Shqiptare”.

Lajçi – u shpreh se “mirëpo, ajo që na ruajti nga coptimi i mëtutjeshëm, orekseve të fqinjëve tanë grabitaqar, ngaqë kishin orekese për t’ nadarë edhe Shqipërinë, dhe për t’a copëtuar Kombin tonë, pas vendimeve të Evropës, edhe mbas afro një shekulli më vonë, na bëri edhe me shtetin e dytë shqiptar, Kosovën, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës – andaj nga kjo ditë e shënuar edhe një herë i faleminderohemi SHBA, për ndihmën e tyre, që dhanë në çlirimin e pavarësinë e Kosovës -“.

Në foltore, simbas programit  të festës, ftohet të përshëndes i biri i njerit prej figurave të Vatrës që u nderuan me titullin e lartë nga Presidenti Nishani, zoti Niko Kirka, i biri i martirit të mbetur pa varr, vdekur në burgun e Burrelit, i cili është edhe vetë, një prej të vuajturve të diktaturës, ish i burgosur e internuar politik.

Ai  si – një nga qendrëstarët dhe simboli i antikomunizmit – ish i burgosur politik, njeriu – i cili kaloi vetë dhjetra vite në burgjet e tmershme të diktaturës, me të vetmin shkas, sepse, ai ishte i biri i njërit nga themeluesit e Vatrës, patriot dhe adhetar i flakët , vatranit të kulluar Christo Kirka, martirit të mbetur pa varr, i cili vdiq nga torturat e egra të rregjimit të Enver Hoxhës në qelitë e burgut të Burrelit, kujtojë vuajtjet e diktaturës,burgosojet dhe interrnimet në kampet famëkeqe, duke thënë : se “Ata të gjithë, cilët kishin në zemër dhe kishin lindur të till me frymën idealiste dhe patriotike, të cilët luftuan për atdheun duke mos kursyer as jetën e tyre, u presekutuan, u dënuan dhe u pushkatuan përfshirë edhe nga ata që kan qenë anëtarë të familjeve firmëtare të pavarësisë së Shqipërisë” u shpreh Kirka.

.   Ai mëpas bëri thirrje për demokratizim real të shoqërisë shqiptare, duke i mëshuar edhe më fort idesë së dekomunistizimit të shoqërisë. “Komunisti kurr nuk mund të bëhet demokrat, nacionalist-jo e jo!”, tha z. Kirka –

Festën e vatranëve me këtë rast, gjithashtu, e kanë përshëndetur edhe Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e Përherëshëm në Kombet e Bashkuara, z. Ferit Hoxha, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, zonjusha Vlora Çitaku, dhe asambleisti i shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj.

Manifestimin e Vatrës së bashku me shoqatat dhe organizatat e komunitetit,për disa orë ka vazhduar me një program të pasur muzikor, me këngë valle nga të gjitha trevat. Ndërkohë, që Grupi i fëmijëve që drejton artistja Pranvera Cobaj, interpretoi këngë dhe valle me motive ptarotike, duke e shtuar edhe më shumë gëzimin e festës së flamurit.

Më pas pjesmarrësit janë argëtuar deri vonë afër mesnatës me muzikën tonë të melosit popullor nga të gjitha trevat në shoqërimin e muzikës së përgatitur nga muzikani Bujar Uka dhe këngëtares Anila Uka .

 

10731070_746243585458828_3719355881299058487_n 1-festa-e-vatres-600x397 (1)