.
×

Vasfije Krasniqi-Goodman vlerësohet si Misionare e Paqes



Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, organizojnë sot ceremoninë zyrtare për vlerësimin e Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqes. Ky organizim do të zhvillohet që nga ora 12:00, në zyrat e misionit diplomatik në Tiranë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Krasniqi-Goodman e cila kishte qenë vetëm 16’vjeçare, i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual.

Ajo tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve. /gazetametro.net