.
×

Vasfije Krasniqi Goodman merr sot mirënjohje nga MKRS



E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman do të pranojë mirënjohje sot nga Ministria e Kulturës e Rinisë dhe Sportit.

Krasniqi Goodman, është e para grua e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së vitit 1999 e cila foli publikisht për përjetimet  gjatë torturës seksuale gjatë luftës.

Ajo jeton në Teksas të ShBA-ve  është martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Tashmë 36 vjeçare, Krasniqi Goodman ishte vetëm 16 vjeçare kur u dhunua  nga policët  serbë.