[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Varrosen prindërit dhe i biri pas aksidentit të Kaçanikut (Foto)



Në fshatin Prelez i Jerlive janë varrosur tre viktimat e aksidentit që ndodhi të shtunën në Kaçanik, mes një veture dhe kampioni.

Në praninë familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit, dy prindërve dhe të birit të familjes Idrizi që humbën jetën në këtë fatkeqësi.

Në ceremoninë e varrimit sipas zakonit është bërë falja e gjakut, familjes, Çupi, anëtari i së cilës e kishte shkaktuar aksidentin.

Ky akt, është vlerësuar nga hoxhallarët dhe qytetarët që morën pjesë në këtë varrim./Klan/

Menu Title