.
×

Varfërohet futbolli, një prej mesfushorëve më të mirë të të gjitha kohëve paralajmëron pensionimin



Legjenda e Barcelonës, Xavi ka konfirmuar pensionimin nga futbolli profesionist pas përfundimit të këtij edicioni. Mesfushori qëndror aktualisht luan për skuadrën nga Katari, Al Sadd, të cilës ai iu bashkua në vitin 2015, pasi u largua nga La Liga, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, në moshën 39-vjeçare, spanjolli mendon se ka ardhur koha që ai të përshëndetet me sportin dhe të fillojë të ndjekë karrierën si trajner. “Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por mezi pres të shoh çfarë ka rezervuar e ardhmja për mua si trajner,” tha Xavi.

“Filozofia ime si trajner reflekton me stilin që ne e kemi zhvilluar për shumë vite nën influencën e Johan Cruyffit dhe ‘La Masias’.” “Më pëlqen të shoh skuadrat duke marrë inciativë në fushë, duke luajtur futboll sulmues dhe të rikthehet esenca e asaj që të gjithë e duam: futboll me posedim.”