.
×

Varadi: Ndarja e Kosovës është në tryezën e bisedimeve



 

Botapress, 14 shkurt- Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare nga Serbia Tibor Varadi i cili ligjëron në universitete të ndryshme botërore ka thënë se Kosova aktualisht de facto nuk është pjesë e Serbisë, por ka theksuar se është mirë që ndarja e Kosovës aktualisht është në tryezë.
“Unë personalisht mendoj dhe e kam thënë shumë herë se shkëputja e Kosoës ka ndodhur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, kështu që mendoj se shkëputja nuk ka qenë legale, por njëkohësisht mendoj se Kosova faktikisht nuk është pjesë e Serbisë” ka thënë Varadi.

Duke i komentuar idetë rreth ndarjes së Kosovës, të cilën sipas mediave serbe e ka përmendur edhe Zëvendëskancelari austriak, Varadi ka thënë se mirë që një ide e tillë është në tavolinë, edhe pse nuk mund të thuhet ndodhet konkretisht në tryezën e bisedimeve. Varadi ka thënë se ndarja do të mund të realizohej më lehtë para 10-15 vitesh.

“Me sa më kujtohet Dobrica Cosic e ka pasur një ide të tillë, por thjeshtë kjo cështje atëherë nuk ishte në tryezën e bisedimeve, me gjasë dikush këtë donte ta lidhte me këmbimin e Preshevës. Përgjithësisht mendoj se nuk shanse të ndodhë, por mirë është që të mbahen të gjithë mundësitë në tavolinë” ka thënë Varadi.