[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Valon Syla: Lista e VV-së një kazan i të gjitha ideologjive, islamistë, enveristë, marksistë e leninistë”



 

Botapress, 16 Janar – Analisti Valon Syla në emisionin Pressing të T7, ka komentuar listën e Vetëvendosjes për deputetë, për të cilën thotë se është e ngjashme me dyqanet “gjithçka një euro”, shkruan Express.
Sipas Sylës, lista e Vetëvendosjes nuk ka ideologji. Aty ka njerëz që përfaqësojnë rryma të ndryshme.
“Vetëvendosje si një çorbë apo kazan i të gjitha ideologjive, ka futur në listë islamist, e rryma të tjera ideologjike si enverist, marksist e leninist”, është shprehur Syla.
“Kjo listë ta çon mallin e atyre dyqaneve gjithçka 1 euro. Këtu nuk ka identitet. Këta nuk besojnë në një ideologji”.
Tutje, ai ka thënë se është e pamundur që Haki Abazi dhe Avni Dehari të kandidojnë në një listë. Për këtë jep edhe sqarim.
“Është e pamundur Haki Abazi dhe Avni Dehari të jenë në një listë sepse është Haki Abazi ai që e akuzon Vetëvendosjen për vdekjen e djemve të tij”, shtoi Syla

Menu Title