[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Valon Syla: Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet gjatë prillit në Kosovë



Analisti politik dhe gazetari Valon Syla, ka thënë se ka informacione se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të kthehet në Kosovë gjatë muajit prill të këtij vitit.

Gjatë debatit për zgjedhjet që po mbahet në T7, gazetari Valon Syla ka dhënë një informacion që nuk është përmendur deri më tani.

Ai ka thënë se Thaçi mund të kthehet në prill në Kosovë.

“Kam informacione se Hashim Thaçi mund të kthehet në Kosovë gjatë muajit prill”, ka thënë Syla në debatin me Rron Gjinovcin, derisa ky i fundit ka thënë se Albin Kurti do t’ia thyejë rekordet me vota ish-presidentit Hashim Thaçi.

Tutje ai ka thënë se në historinë e Kosovës janë vetëm dy figura që do të futen në historinë e vendit.

“Në historinë e Kosovës kanë me u mbajtë Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova”, ka shtuar ai.

Menu Title