.
×

Valon Murtezaj: Ja çfarë lidershipi qeverisës i duhet Kosovës?



Kosovës, sot, i duhet lidership qeverisës në mënyrë që t’i sigurohet rrugë e sigurtë. Lidership që i prin ecjes së përshpejtuar të Kosovës, në zhvillimin e saj të brendshëm si shtet, dhe në proceset e integrimit evropian.
Kosovës i duhet një vizion i fuqishëm i bazuar në vlera të demokracive evropiane perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara.
Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të ofrojë dhe do të ofrojë një vizion që është përmbledhje projektesh qeverisëse integrative në rrugën zhvillimore që e pret Kosovën në tri dekadat e ardhshme.
Synimi kryesor është për të vendosur në kahjen e duhur punën trasuese për çfarë besohet të jetë dimensioni i ri sfidues zhvillimor për të ardhmen strategjike të Kosoves në tridhjetë vitet e ardhshme.
Koha është e duhur për ndryshim.
Në politikat e brendshme, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, dhe transformimi në të gjitha dimensionet qeverisëse duhet të jenë qëllime primare në dhjetë vitet e ardhshme.
Në politikën e jashtme të Kosovës, mbetet gjetja e rrugëve më efektive në mënyrë që Kosova të këtë pozicion më të mirë në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo kërkon përfaqësim adekuat, mendje dhe sjellje evropiane, dhe lidership të kohës.
Koha po e kërkon që qytetarit të Kosovës t’i ofrohet emocion pozitiv dhe motivim optimist për të ardhmen, duke i ofruar jetë më të mirë.
Në afat-gjatë përqëndrimi duhet të jetë afirmimi dhe jetësimi i këtij vizioni strategjik.
Si një anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jap gjithë kontributin konstruktiv, me gjithë përkushtimin pozitiv, në arritjen e këtij vizioni.