.
×

Valon Maloku ironizon me titujt e gazetave e portaleve për ngërçin politik në Kosovë  



Shoumeni dhe ish-kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës Valon Maloku në një postim të tij ka bërë një përshkrim ironizues në mes të situatës aktuale politike në Kosovë apo ngërçit politik dhe titujve (jo vetëm titujve sigurisht) të gazetave e portaleve në Kosovë.

Valon Maloku kështu e ka përshkruar gjendjen përmes aludimit të mediumeve në Kosovë:

 

Ne fakt titujt senzacional duhet te jene keshtu:

■Arrihet marreveshja: GazetaExpress dhe GazetaBlic krijojne qeverine.
■Skandaloze: BotaSot dhe Koha percahen per postin e kryeparlamentarit.
■Lajmi i Fundit: Zeri insiston qe Kryeministri te behet rotacion mes Indexonline dhe EpokaeRe.
■Quinti deklarohet: Nuk e dojme ne negociata Telegrafin, ndersa Botapress si ka numrat per te bere Qeverine.
■Takim i mshefte mes Kosovarja.ks dhe Lajmi.net. kerkojne kryeminister konsensual nga GazetaOra.
■Rilindja dhe Gazeta Bujku se kalojne pragun.