.
×

Valdes tradhëton Barcelonën, shkon në Real



Victor Valdes duket se do të shndërrohet në tradhëtar të Barcelonës. Portieri spanjoll është pranë transferimit në Real Madrid.
Victor Valdes ishte një prej portierëve më të dashur në Barcelonë para largimit të tij nga klubi në verën e vitit të kaluar.

Por, shumë shpejtë ai mund të shndërrohet në tradhëtar.

Kjo pasi portieri që aktualisht është anëtar i Manchester Unitedit, spekulohet se do të transferohet në Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni, raportojnë mediat spanjolle.

E një lëvizje e tillë nuk do t’i falet nga tifozët e gjigantit katalan.