[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Valbona Rexhepi-Hadri: Kumbulla që e mbollëm bashkë



Erdha tè flisja me ty, baba

Tè tregoj se kumbulla  kishte shtuar shtat.

Kishte edhe fryte gogja shumè, por jo aq sa librat e ndaluar qè mi lexoje dikur.

Kam shumè nostalgji për zërin tënd, sepse vetmia më bën të shurdhur pa Ty.

Më mungon fjala e jote prehri yt, baba

Mè mungon fèmijèria ime dhe mësimet tua për historinè e popullit tim.

Ka  shumë  vite, ishte tjetër botè

në të arrirè muzgu ti merrje librin e dijës. Akoma pa lind dielli shfletoje histori në sytë e mi.

Pastaj fshehje fletat nga pushtat e zi

qè silleshin vërdallë lagjes së përgjakur.

Isha fëmijè, baba nuk kuptoja, pèrse s’kishim tè drejtè tè lexonim në pikë dite pa frikè nga terrina.

Pastaj më mèsove dhe më fole për dritën e agmisë në të ardhur.

Më tregove edhe për librat e ndaluar, ngujuar në fuqinë e turshive nën dheun Dardan.

Ajo fuçi tashmè është e zbrazur dhe librat nusërojnë nëpër bibliotekat tona, së bashku me shpatën e Gjergjit tonë.

Nën kapakun e vetmisë, e njoha Ismail Qemal – beun dhe Vëllëzërit Frashëri.

U rrita me poezitè e Naimit Samiut, Asdrenit, Çajupit,

Nga Migjeni mësova për mjerimin e një kohe të vrarë.

Me ndjenjèn e dhimbjes mësova poezitè e arbèreshève.

Mësova edhe për Seremben dhe fatin e tij në çmendinë e Sao Paolos.

Mësova edhe për De Radèn dhe Këngët e Milosaos

Pastaj shfletove edhe fjalët nga Filip Shiroka dhe nga Gavrill Darè.

Sot  e pèrlotur nën shushurmë gjethesh

dègjoj kèngèn e bilbilit të harruar në degë kumbulle.

 

Duke prek nëpër ballin e kujtimeve tua, baba

shikoj kumbullën qè e mbollëm  bashkè.

Ka gogja fryte, baba i dashur dhe më japin fresk qepallave të lagura lotësh.

Në trupin e kèsaj peme shoh hijen tënd, baba

Por assesi t’i qetësoj të rrahrat e zemrës

Mungesa jote baba, më bën të ligem nga dashuria për Ty.

Desha të flisja me Ty, tè tregoja  pèr pjesèn e mbetur pas ikjes tënde por nuk dua të flas pa buzëqeshjen e babasë.

Unë do të mbetëm me të njejtin mall

nën fletat e kumbullës që e mbollëm bashkë

pemës që rritet nga rrënjët e librit tënd.

Valbona Rexhepi – Hadri

Menu Title