[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Valbona R. Hadri: Poezia ime e ditës së 8-të në Maratonën Ndërkombëtare të Poezisë



 

Dita e tetë (8) dhe e fundit e pjesëmarrjes sime në Maratonën Ndërkombëtare të Poezisë,#PoetMeNotLeave.
-Faleminderit pafundësisht për të gjithë miqtë e mi që komentuan duke i pëlqyer poezitë dhe postimet e mia për konkurrim në Maratonën Ndërkombëtare të Poezisë, #PoetMeNotLeave.
Sot është dita e tetè (8)e pjesëmarrjes sime në maratonën ndërkombëtare të poetëve me 8-ditë, 8-poezi.
Poetry.MeNotLeake.
Jam nominuar nga poeti miku im i nderuar Zymer H.Haliti për të postuar një poezi çdo ditë, për 8 ditë, bashkangjitur edhe një foton time.
E falënderoj përzemërsisht!
Sot do të ftoj në sfidën e maratonës poetën Xhevrije Nimani dhe Ganimete Shala-Nitaj për të postuar poezitë e saj për tetë ditë. I uroj suksese!
Poezia ime në ditën e tetë (8)të kësaj maratone është:

Kalimthi
E takoi krejt rastësisht dhe pa dyshim, i mbeti në kujtesë rrjedha e fjalës së saj.
Ishte ëndrra që e priste qëmoti.
Fshiu ballin dhe hoqi mjegullēn nga sytë.
Mos je ti Pranvera – i tha me gjysmë zëri të mekur ?
Ndjeu se i ndaloi fryma nga zëri i ëmbël, sikur shkuli zemrën dhe e lëshojë në shuplakë vashe.
Po këto petale me aromë trëndafili,
kush t’i qëndisi në ketë fustan të bardhë?
Hëmmm…
E gjeta, kjo qenka pamja parajsore në artin e duarve të saj.
Ai e donte atë fytyrë të praruar, gruaje.
Engjëlloren e saj, thellësisht e ndiente në brendinë tij.
Ndaj, jo së koti palonte duart në lutje:
Më jep dhe një frymë jete, o Zot!
Të ngop sytë me bukurinë e saj.
Valbona R. Hadri

Menu Title