[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Valbona R. Hadri: Gjuhë e nënès



Me gjuhë të Zotit më foli nëna.

Edhe unë mësova nga dorë e saj.

Njejtë më foli dhe fēmija jeta ime,që më bëri të ndihem dhe unë e gjallë.

 

Gjuhë të njejtë foli Skënderbeu

Dha kushtrimin mbi Iliri.

Me pendè të artë shkroi Naimi

Për të bukurën nënë Shqipèri.

 

Gjuha shqipe qoftë bekuar

e lartësuar tek një Zot,plot dashuri.

Trungu yt burim lashtësie,qoftë në mbrojtje të Perèndisë.

Shkronjat shqipe shkruar me gjak.Të skalitura bërë shenjëtëri.

Nënës time i dhanë emrin Shqipèri.

Përjetësisht fortesë guri mbi Dardani.

Me 03.09.2020

Menu Title