[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Valbona R.Hadri: Dikur



Mezi prisja të agoj ditë e re.
Me një të rrahur qerpiku të shihja te lumi duke buzëqeshur në sytë e mi.

Në kaltërsi qielli ti mbaje veten.
Duke lundruar bashkë me retë e bardha.
E ndjejë thellësisht aromën tënde lule erëmirë më thoje .

E sot ?…
Ke mbetur ëndërr e vizatuar në pikturë gati të shlyer nga rrahjet e erërave.
Zbraztësia e zemrës sate thellësisht është gropuar në dhimbje malli.

Ditët ikën së bashku me dritat e lagjes.
Tek ne mbesin vetëm kujtimet e paluara nën kapakët e natës memece.

Kapitujt e historisë mbyllen pa e shijuar embëlsisht dashurinë në
përmbushje shpirti.

Menu Title