[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Valbona Hadri: Unë urata jote baba



Kalimthi ndjeva aromën e dikurshme, një aromë parfumi që më kujtoi shumëçka,  ndjesia për ty më shpejtojë të rrahurat e zemrës që të mbante gjallë në mua.

Me një valëvitje flokësh të merrja, baba,

symbyllurazi shfletoj kujtimet e fundit,

doja të të riktheja prapë në zemren time.

Provova të ndalem dhe t’ia kthej kuptimin ringjalljes tënde, baba.

Bashkë me  flladin e verës pa Ty

mendjehumbur, ecja e tretur dikah

me hijen tënde ledhatuesa mbetur  kujtim i gdhendur në mua.

 

Ti më mungon, aroma jote prej babai

bashkë me perqafimin tënd duarhapur

ike pa e parë lotin tim faqeve të Valës.

Edhe pse në mua jeton përgjithmonë,

kërkoj zërin tënd të thërras emrin tim.

Ngushtuar jam të dëgjoj zërin tënd, baba,

zërin e ngushëllimit që s’bëzanë më…

 

Në ëndërr më thërret i shfaqur engjëllor.

Unë të pres tek kroi i etjeve për ty, baba,

tek burimi këngëve të zogjve vajtimtarë,

por ti nuk ktheve nga visoret parajsore .

 

Tani, fjalët tua flenë në mendjen time

skalitur janë me dashuri për ty, babai im.

01.07.2020

Valbona R. Hadri

Menu Title