[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vaksina amerikane anti-Covid pritet të jetë në dispozicion nga fundi i vitit



Top-eksperti amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, ka thënë nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë dozat e para të sigurta dhe efikase të vaksinës amerikane kundër COVID-19 do të vihen në dispozicion për disa kategori në fund të dhjetorit apo fillim të janarit, raporton agjencia Reuters.

Ai ka thënë se vaksinat do të jenë në dispozicion për amerikanët që hyjnë në kategorinë e personave që janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Bazuar nga projeksionet aktuale nga kompanitë Moderna Inc dhe Pfinzer Inc, që po merren me zhvillimin e vaksinës, amerikanët do të dinë “nga dhjetori nëse apo jo do të kemi një vaksinës efikase”, ka thënë Fauci, drejtor i Institutit Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive, në një “live chat” në Twitter e Facebook.

Ai ka thënë se rezultatet fillestare të testimeve të vaksinave pritet të dalin në javët në vijim. Dy kompanitë kanë filluar fazën e fundit të testimeve klinike në fund të korrikut, me dhjetëramijëra persona duke marrë pjesë në çdo testim.

Menu Title