.
×

Vajzë apo djalë, Elita befason me përgjigjen



Elita Rudi në këtë kohë, po i shijon si është më së miri ditët e saj si shtatzëne. Prezantuesja shqiptare u bë tejet e njohur në publik që nga paraqitja e saj e parë në skenë e më vonë edhe lidhja e saj me reperin e njohur, Gjiko bëri bujë të madhe, shkruan ORAinfo.

Ata para pak muajsh edhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe bënë një dasëm madhështore dhe shumë luksoze. Menjëherë pas dasmës u kuptua që Elita ëhstë shtatzënë dhe çifti tani pret fëmijën e tyre të parë dhe që ende nuk e kanë treguar gjininë.

Elita është shumë aktive në rrjetet sociale dhe posedon me mijëra ndjekës. Ajo ka marrë shumë komente gjatë kësaj kohe të shtatzënisë, e shumë prej fansave e kanë pyetur se a do të lind vajzë apo djalë, kurse Elita nuk ka dhënë asnjë përgjigje veçse i ka postuar ato komente në profilin e saj në Instagram.