.
×

Vajzat e 7 Vëllezërve Geci i përgjigjen Aziz Zhilivodës, familjarit të Ahmet Krasniqit



Pas rivarrimit te kolonel Ahmet Krasniqit, Gani Geci doli me deklaratë pët vrasjen e kolonelit duke thënë se Hashim Thaci është autori I kësaj vrasje.

Ndërsa më poshtë sjellim një reagim të vajzave të 7 vëllëzërve Geci lidhur me reagimin e Azize Zhilivodës se ata kurrë nuk I kishin kontestuar institucionet e Republikës së Kosovës, transmeton Botapress.info

Më poshtë mund të lexoni këtë reagim në tërësi:

Rinesa Geci i pergjigjet reagimit  të Aziz Zhilivodës ne emër  të  GOCAVE të vëllëzerve Geci.

Ne bijat e familjes të bajraktarit të Llaushes pikërisht vajzat e 7 vëllëzërve, ishim të detyruara ti pergjigjemi grave dhe bijave te zhilivotve ne reagimin e Aziz zhilivotes,qe dyshojm se është reagim i Azizit.

Por mendojm se ne emer te tij ka reaguar Azizja e jo Azizi.

Andaj motra Azize prite reagimin e vajzave  te Bajraktarit.

Ani moj motra Azize, kishe thënë ne reagim: Se  neve si familje te zhilivotve asnjëhere nuk i kemi formuar as kontestuar institucionet e Republikes se Kosovës,është shum e vertet,se ballistat kurrë nuk kan mundur te formojn shtet,por qe keni kontribuar po,pa dyshim se po.

Por dyshoj qe ky reagim nuk vjen nga Azizi i Zhilivodve  por nga Azizja e qe prap besoj qe nuk është bijë e Zhilivodve ,se po te ishte bijë e tyre do ta kishte pak gjak dhe seder te Azizit te vjeter,po ashtu do ta kuptonte se si funksionon shteti dhe kanuni i Shqipëtarve.

Ty ingjja Azize po t’betohem unë Rinesa Geci ne emër te vajzave te shtëpis time  se askush  diten e rivarrimit te kolonel Krasniqit nuk i ka shkel parimet e kanunit Shqipëtar as te shtetit dhe as te insitucionit .

Dhe ata qe kan folur nuk kan pas aspak interes per vota,ngase ata askund nuk janë në rrjedhat e partis për te fituar vota.Pse bre ingje u bëre pre e gabimeve?Nuk duhej me ra ne kësi avanturash.

Po ta shpjegoj ty ingje dhe  bijave të juaja.

Familja juaj moj moter nuk ka organizue asgje  per rivarrimin e kolonelit e qe tju prek dikush e t’ju shaj e t’ju fyej ne konakun tuaj por,sikurse e gjith Kosova edhe ju keni qenë pjesmarrës në rivarrimin e kolonelit andaj nuk ju ka prek askush ne ligjet e juaj familjare por ti mori bijë ke dasht me i hi ne hater atyre qe u betuan publikisht se do ta vrasin kolonelin dhe e VRAN,e oragnizuan kthimin e tij dhe e bën hero.

Ndoshta je frirksuar se te vrasin edhe ty.Pse u friksove aq shumë?Ata nuk vrasin gra si ty.

Ata vrasin burra sipas urdhërave te Serbis e Frances.

Bravo ingjja Azize .

Po ashtu ke dasht me ju hy ne hater atyre qe e bënë kriminelin dhe vrasesin e Kolonelit kryetar shteti.

E po te donin ata që ti i ke faleminderuar  dy vjet e kanë pasur qeverin ne dorë se bashku me Isa Mustafen e kishin përgaditur rivarrimin por nuk e banë,pse ndoshta ti e din moj bij…!?

Ingjja Azize ata qe kan folur pas rivarrimit nuk e kan prek as pak insitucionin as kanunin e aq ma pak familjen tuaj, kjo ka ndodhur pas mbulimit te eshtrav te kolonelit  jep te kuptojm qe se kan prek as insitucionin as kanunin.

Ti ingjja Azize e ke marr barren e isitucioneve dhe kanunit pa te prek aspak ka dera jote.

Po të sygjeroj te behesh gru e mire e mos u bo ….!!!!

Mbes me shpres qe ti mori bij do ta lexosh kanunin dhe kushtetuten dhe pastaj behesh me e dijshme ne reagim ,mbes me shpres qe ju si bija te jeni te kujdeshme herave tjera nga kjo qe ndegjova prej juve ,mjep me kujtu se pas Azizit te vjeter dhe kolonelit në shtepi te juvet s’është mbet askush…!

Respekt per Aziz Zhilivoden e vjeter dhe per kolonel Ahmet Krasniqin, Zoti i bekoft me parajs amin.

E vrasësit që e vran kolonelin gjithmon do ta ken gjykimim e djathtisteve.

Me respekt nga vajzat e Vllëzërve Geci  mbesat e Bajraktarit të Llaushes./BOTAPRESS.INFO