.
×

Vajza nga Tropoja i shkruan Ramush Haradinajt: Oooo Ramush…



Kam te drejte t’ju quaj Kryeminister dhe une pasi jam vajze e Malsise se Gjakoves, e Malsise se mire e cila ne shekuj ka ndare me Kosoven fatin makaber deri ne diten e lirise. Po Ju lutem qe te konsideroni ne krye te puneve e angazhimeve pa fund nje investim te thjeshte Z. Kryeminister , Z. Haradinaj :- riparimin e rruges Gjakove-Qaf-Morine(Tropoje) . Perveçse nje udhe-nyje historike kjo eshte rruge shume me rentabel nga ana ekonomike. Ajo eshte frymemarrje e dyfishte per Dukagjinin dhe Tropojen por dhe destinacioni me i rendesishem turistik i Verilindjes.

Deri sot askush nuk eshte kujtuar nga secila qeveri e secili kryetar! Nuk kam asnje arsye te mos mendoj qe kjo “neglizhence” eshte e paramenduar duke synuar atrofizimin e nje lidhjeje historike e cila po ripertrihet me vrull. Une jam besimplote se Kryeministri Haradinaj eshte jo vetem i ndergjegjshem per rendesine e nje investimi te tille por do ta jetesoje menjehere e materializoje kete investim modest por qe ka vlere te paçmuar ekonomike , humane e politike.

Ky akt nuk eshte apel rexhional por kombetar se pikerisht aty ne Gjakove e Malsine e saj ka buruar historia e krenaria e ketij kombi. Pak me tutje ku shkohet nga e njejta rruge me gropa ne Junik me 10 maj 1912 u ngrit per here ne keto troje flamuri kuq e zi per ta ndalur turrin ne Vloren e Ismail Qemalit. Z.Kryeminister! Tropoja, Gjakova e Dukagjini dhe jo vetem do t’ju jene mirnjohes per kete nderhyrje aq sa dhe per heqjen e 4 doganave qe kalojme ç’do dite per te tejshkuar territorin tone ametar.

Respekt e besim ju dergon nga Tropoja!