.
×

Vajza e vogël e Ronaldos u bë me dhuratë nga “France Football”



Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të pestë “Topin e Artë”.Ylli i Real Madridit sërish është shpallur lojtar i vitit sipas revistës së mirënjohur franceze “France Football”.Pos dhuratës kryesore për futbollistin portugez, ky medium kishte menduar edhe për një dhuratë për të fejuarën e lojtarit, Georgina Rodriguez.


Në fakt, gazeta ka menduar t’i dhurojë një veshje për vajzën e vogël të Ronaldos të pagëzuar me emrin Alana Martina.Ajo me këtë i ka falënderuar të gjithë për këtë befasi që i kishin bërë familjes së portugezit.