[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ushtari amerikan që vdiq dje në Kosovë ishte 20 vjeçar: Departamenti amerikan i Mbrojtjes jep detaje



Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka dhënë detaje për pjesëtarin e forcave amerikane që vdiq në Novosellë, duke bërë të ditur se ai ishte 20 vjeçar.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar dje në mbrëmje se ka humbur jetën një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë.

Sipas njoftimit, i vdekur është ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, i cili humbi jetën në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes ky incident është duke u hetuar, por që nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth vdekjes së këtij pjesëtarit të Gardës Kombëtare të Oregonit.

Njësitë ku shërbente Alexander Blake Klass u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti. Aktualisht më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.

Muajin e kaluar u shënua përvjetori i 21-të i hyrjes së trupave të NATO’s që i dhanë fund luftës në Kosovë që la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur.

Mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Më poshtë keni fotografinë e pjesëtarit tashmë të ndjerë të trupave amerikane që gjenden në Kosovë.

 

Menu Title