.
×

Ushtaraku serb: Kemi mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë



Rusia, si një partner strategjik, do të vazhdojë të na sigurojë një mbështetje, tha shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, duke deklaruar se kanë përkrahen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.

Mojsiloviq, i cili ishte për një vizitë zyrtare me kolegët e tij në Moskë, i tha Novostit se ata kishin analizuar posaçërisht situatën në Kosovë dhe shtoi se” lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po rrezikonin situatën e sigurisë”, transmeton Klan Kosova.