.
×

Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin



 

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelin e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vështirë.

Prandaj, çdo frut apo perime që konsumohet duhet të jetë i duhuri.

Më poshtë gjeni të listuara disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2.

Peshku

Peshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet dhe acuget janë burimi më i mirë për yndyrnat Omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën.

Të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës.

Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Perimet e gjelbra

Perimet si spinaqi, lëpjetat dhe sallata e gjelbër janë plot me vlera ushqyese, por me pak kalori.

Duke qenë se treten shpejt nga organizmi, perimet e gjelbra nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë

Kanella

Kanella është e pasur me antioksidantë që e mbrojnë shëndetin e syve.

Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë edhe nivelin e kolesterolit dhe nivelet e triglicerideve.

Vezët

Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë

Kosi

Kosi është një nga produktet më të mira të bulmetit për personat me diabet.

Të dhëna të ndryshme kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron nivelit e sheqerit në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës përmes probiotikëve që përmban.

Tek personat me diabetin e tipit 2, kosi ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në sistemin tretës.

Arrorët

Arrorët janë të shijshëm dhe të pasur me vlera për organizmin. Të gjithë llojet e arrorëve përmbajnë fibra të cilat treten shumë lehtë nga sistemi ynë.

Konsumimi rutinor i tyre arrin të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe në uljen e sheqerit në gjak.

Brokoli

Brokoli tanimë është i famshëm për vlerat e tij.

Studime të ndryshme kanë pohuar se brokoli ndihmon në uljen e insulinës në gjak dhe mbron qelizat nga radikalet e lira që prodhohen gjatë proceseve të metabolizmit.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës.

Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2.

Gjithashtu, vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimin