.
×

Urat e Stambollit dhe kulla në Ankara ndriçohen me ngjyrat e flamurit të Kosovës



Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovë, kulla e Atakules në Ankara të Turqisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga ambasada e Kosovës në Turqi, transmeton Telegrafi.

“Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të #Ankara-së #Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të #Kosovës. Faleminderit Atakule”, thuhet në njoftimin e ambasadës.