[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

UNMIK mund të shndërrohet në SPM, raportet për Kosovën çdo 6 muaj



Administrata e OKB’së po ballafaqohet me kritika për punën e saj në Kosovë. Shefi i UNMIK’ut ka marrë disa vërejtje sot gjatë seancës ku është folur për Kosovën. Përfaqësuesi i SHBA’së ka thënë se përfaqësuesit e UNMIK duhet ta kenë parasysh se realiteti në Kosovë ka ndryshuar dhe se nuk është më viti 1999. Ndërkohë ambasadorja e Kosovës ka kritikuar përfaqësuesin e OKB’së për raportim jo korrekt të disa ngjarjeve në vend.

Sido që të jetë shtetet mbështetëse të Kosovës në fjalimet e tyre kanë kërkuar që të reduktohet misioni i OKB’së si dhe të rrallohen raportimet të cilat aktualisht  mbahen çdo 3 muaj.

Përfaqësuesi amerikan në OKB theksoi se Kosova është storie e suksesit. Ai kërkoi nga UNMIK’u që të zvogëlojë prezencën.

Ambasadori i Japonisë në OKB ka kërkuar që raportimi të bëhet çdo 6 muaj.

Një gjë të tillë e ka përmendur edhe përfaqësuesi i Ukrainës e cila aktualisht është duke kryesuar me Këshillin e Sigurimit.

Përfaqësuesi i Ukrainës madje ka thënë se në të ardhmen UNMIK mund të ndryshohet në SPM (Special Political Mission).

Menu Title