.
×

Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, ka ndarë 140 bursa për studentet e Kosovës



Për të tretin vit me radhë Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, i kryesuar nga Kryetari Nazmi Viqa, me seli në Köln ka ndarë bursa për studente nga viti i 2-të e sipër në nivelin Bachelor për të gjitha profilet në Universitetin Publik të Kosovës.Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare, Nazmi Viqa tregoi se për vitin akademik 2017/2018 nga anëtarët e Uniont janë grumbulluar 134 mijë euro donacion për t’iu dal në ndihmë studenteve që janë studente kosovare.Me vullnetin e anëtarëve të kryesisë së unionit, këtë vit numri i bursisteve u rrit nga 100 në 143.

 

 

Sipas Viqës, këto bursa janë ndarë për vajzat me suksese të shkëlqyera që studiojnë në universitet publike të Kosovës.Vllaznim Kelmendi nga Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Drejtori i financave thotë që falë anëtarëve të Unionit dhe në veçanti të anëtarëve të kryesisë që e bëjnë një punë të palodhur, nënkryetari Gani Nuha,

 

Zenun Krasniqi, Nexhmidin Veliqi, Bekim Brestovci, Dr. Albert Hashimi është bërë e mundur që ndarja e bursave të jetë një traditë tani tre vjet. Këtë program të bursave e mbështet Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në mënyrë administrative. Presidenti i Odës Ekonomike Gjermane Kosovare, Fadil Hoxha tha se kriteret e vendosur për këto bursa kanë për qëllim që të jenë motiv për vajzat që të mësojnë më shumë. Hoxha tha se pa u shkolluar kotë thërrasim investitor, kotë blejmë makina, sepse duhet të jemi të përgatitur për tregun e Evropës përmes arsimit.Nënkryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare, Gani Nuha tha se kjo çfarë kanë bërë sot është e shenjtë, pasi që 143 vajzave të Kosovës po u japin mundësinë të jenë të lira, të shkollohen dhe nesër të gjykojnë sipas mendimit të tyre.Ndryshe 143 studente të Kosovës kanë fituar shumën prej 100 euro/ në muaj për një vit akademik të ofruara nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani.Për këtë vit për përfitimin e bursave kanë aplikuar gjithsej 540 studente por vetëm 143 kanë arritur që të jenë fituese të tyre.