.
×

”Unë jam Elda Halili. Por mund të isha vajza apo motra juaj, më ndihmoni. Dua të jetoj”



“Unë jam Elda, Elda Halili.

Jam 16 vjeçe dhe jetoj në “Bathore”, Tiranë. Ju shkruaj dhe ju flas sot, të gjithëve ju, nëna, baballarë, motra, vëllezër, apo miq dhe mikesha të dikujt. Dua të rrëfej historinë time. Me shpresën se ju do ta lexoni deri në fund dhe me shpresën që në këtë botë të stërmadhe, diku, dikush, do të vejë dorën në zemër.
Gjithçka ndodhi pasditen e 25 shtatorit, të vitit 2004, para 12 vitesh, kur unë isha vetëm 4 vjeçe. Atë mbasdite po udhëtoja bashkë me babin, me motorrin e tij, drejt Tiranës, ku rrugës përplasemi me një kamion. Unë nuk e mbaj mend, por dikush më ka thënë se unë përfundova poshtë gomave të tij. Më thanë dhe se nga tronditja e madhe u shkëputa nga babai. Ndoshta krahët e mi akoma nuk ishin rritur mjaftueshëm sa ta përqafonin dhe të mbaheshin fort pas trupit të tij. Nuk e mbaj mend të gjithën, dhe jam e lumtur që nuk e mbaj mend. Ndoshta kjo është gjëja më e mirë nga e gjithë kjo. Menjëherë më dërguan në spitalin e Traumës, ku doktorët nuk dhanë shpresë nëse do ja dilja apo jo. Isha vetëm 4 vjeçe kur mu desh të luftoja me vdekjen! Nga ky aksident kisha pësuar shumë dëmtime. Por ajo më e rënda ishte dëmtimi i zorrës së trashë ( rektumit ).
Pas 1 muaj qëndrim në reanimacionin e “Spitalit Ushtarak”, më transferuan në spitalin “Nënë Tereza”, ku qëndrova dhe për rreth 3 muaj të tjerë. Po rritesha! Por, ndryshe nga moshatarët e mi, vjershat e para nuk i mësova dot nga edukatorja e kopështit, por nga familjarët që vinin të më vizitonin shpesh herë. Në gusht të vitit 2005 u nisa për në spitalin “Borgoroma” të Italisë, ndihmuar nga shoqata humanitare ” Betania “. Në Itali qëndrova 4 muaj. Bëra disa operacione, por pa arritur tek zgjidhja përfundimtare. Më pas u ktheva në Shqipëri. Pas gati një viti! Një vit larg shtëpisë. Fillova të rritesha, dhe të kuptoja çdo ditë e më shumë problemin tim. Fillova të kuptoja se ky problem shpesh mund të më prishte ditën, dhe herë-herë kam menduar se do të më prishë dhe jetën. E kam menduar netëve të gjata që pasonin pas debateve të mbrëmjeve në familje,
” Si do ja bëjmë me Eldën ” ?!
E gjithë kjo, ngaqë familja ime nuk arrin ta siguroj atë shifër që duhet për të bërë operacionin jashtë vendit. Është një shifër që i kalon 90 mijë €uro. Një shifër që e kam mallkuar për vite.
Pas këtij operacioni, unë mund të jem si gjithë të tjerët. Mund të jem dhe unë si ti! Si të gjithë!
Ne jemi një familje prej 5 anëtarësh. Dhe i vetmi person që punon është mamaja, me një rrogë modeste prej 220 mijë lekësh të vjetra.
Të ardhurat në familjen time nuk janë premtuese për ti shkuar deri në fund muajit, dhe në këto kushte nuk mund të flitet për një operacion jashtë vendit.
Ndaj, unë, sot, vendosa ta ndaj me ju problemin tim. Unë dhe familja ime nuk mund t’ja dalim të vetëm. Por nëse bëhemi të gjithë, unë mund t’ja dal. Unë jam rritur, dhe po pëpiqem t’ja dal në mënyrën dhe mundësinë time. Studioj në shkollën e mesme profesionale në qytetin e Kamzës, dega ” Shërbim Social Shëndetësor ” , viti i parë, dhe jam me rezultate shumë të mira, çfarë do të thotë që po përpiqem për ditë më të mira. Por e ardhmja ime është ende e largët. Dhe deri atëherë problemi im shëndetësor do të jetë përkeqësuar dita ditës. Dhe unë, nuk e di çfarë mund të ndodhë me mua.
Në fakt, nga e gjithë kjo kam mësuar se lufta me vdekjen, për mua paska qenë më e lehtë se lufta me jetën.
Ndaj, mora sot guximim t’ju shkruaj për t’ju kërkuar ndihmë.
Nëse e ndjeni të nevojshme, dhe nëse e ndjeni që mundeni, mund të kontribuoni në nr. tim të llogarisë.
Një shifër sado e vogël, për mua është një fije shpresë më shumë.
Unë pra jam Elda. Por mendoni se mund të isha vajza apo motra juaj!
Bashkë me historinë dua të bashkangjis fotot e diagnozës time për t’ua vërtetuar se gjithçka është e vërtetë.
Nr. tim të llogarisë. Dhe foton time. Për t’ju treguar se kush po ju flet, kush po ju kërkon ndihmë.
Faleminderit ju që më kuptuat dhe ju që s’më kuptuat. Faleminderit dhe ju që e lexuat këtë.
Faleminderit ju që do të kontribuoni, dhe ju që s’mundeni, sepse jeni si unë.Ju flet Elda, me shumë shpresë!TE DHENAT BANKARE:1) NE MONEDHEN LEK SHQIPTARBanka: Credins Bank
Perfitues: Qerim Halili
SWIFT: CDISALTRXXX
MONEDHA: LEK
IBAN: AL42 2121 1016 0000 0000 0089 98092) NE MONEDHEN EUROBanka: Credins Bank
Perfitues: Qerim Halili
SWIFT: CDISALTRXXX
MONEDHA: EURO
IBAN: AL32 2121 1016 0000 0000 0090 1153