.
×

‘Unë i kërkova ndjesë, ai e bëri prapë’: Këngëtari shqiptar flet për sherrin me Sabri Fejzullahun



 ‘Unë i kërkova ndjesë, ai e bëri prapë’: Këngëtari shqiptar flet për sherrin me Sabri Fejzullahu. Të gjithë menduan se Hekurani nuk do thonte ndonjë emër dhe Flori e Rezarti iu afruan për t’i hedhur tortën fytyrës siç e kanë rregullat e lojës.

Por këngëtari deklaroi se ka një hatërmbetje me Sabriu Fejzullahun dhe zbuloi arsyen.

“Mua më propozuan të zgjidhem delegat për Kuvendin e Punës për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe xhaxhi Sabri, me gjithë respektin që kam për të, nuk e di pse u nxeh kur më propozuan mua dhe tha:’ Kush është ky more? Nuk e njoh’. Unë nuk fola, kjo është kultura ime, më vjen shumë keq për këtë reagim të tij. Unë i kërkova ndjesë dhe i thashë: Unë nuk u vetëzgjodha. Ai reagoi edhe për herë të dytë dhe këtë e dinë dhe janë dëshmitarë mbi 150 artistë të estradës shqiptare në Kosovë”, u shpreh Hekurani.