.
×

Ulpiana i bënë reklamë mikes Aferdita Paqarada



Ulpiana Lama së fundi është dukshëm më e lirë, pasi më nuk është pjesë e “Pasdite në Top Channel”. Gazetarja e njohur tani ka kohë më shumë, bile edhe për dasma e ahengje.

Këto ditë, Ulpiana ka qenë në një dasëm familjare. Në pamundësi për t’u “reklamuar” në televizion, gazetarja dhe moderatorja ka bërë të panundur që të bie në sy në këtë aheng.

Ajo, ka zgjedhur të vesh nje fustan nga mikja e saj Aferdita Paqarada. Ndërkohë, nuk ka përtuar të pozojë para kamerave të mikeve dhe të afërmëve.

Ulpiana Lama tani gjithashtu së fundi është më aktive në “Facebook”. Duket se po i mungon hapsira mediale për t’u shprehur, andaj po e shfrytëzon profilin e saj në këtë rrjet social.