[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ukaj: Nuk pendohem për Vjosën



Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj e thotë me mburrje se është deputeti më i votuar nga radhët e LDK-së në Prizren, sic shprehet: “në të gjitha mandatet”.Ukaj në Indeks-Intervistën – prodhim i “Indeksonline” – me gazetarin Kreshnik Berisha – ka thënë se rasti me kryeparlamentaren Vjosa Osmani  ka ndodhë aty për aty.

“Kur unë jam munduar me ja tërheqë vërejtjen znj. Osmani se deputetët e VV, flasin edhe nga anash dhe ajo nuk ua tërhek vërejtjen, kurse neve të Lidhjes Demokratike për cdo imtësinë na drejtohet: ulu, shuj, mjafton e këso sjelljesh.

Kështu që për momentin unë kam reaguar dhe ajo ka reaguar, ka ndodhë cfarë ka ndodhë, shihet dhe në televizione, dhe ky rast ka përfunduar me kaq. Mirëpo znj. Osmani, rastin që ka ndodhë, për momentin, e ka lajmëruar edhe në polici, për cka dhe kam dhënë deklaratë” – ka thënë deputeti Xhavit Ukaj.

Ukaj nuk e mohon se ishte acaruar edhe për shkak të qëndrimeve të bashkëpartiakes së tij e cila është rreshtuar kundër vendimeve të Partisë.

Menu Title