.
×

Ujku rikthehet në Han të Elezit – ngordh viçi pas kafshimit nga kafsha e egër



Komuna e Hanit të Elezit po vazhdon të ketë probleme me një ujk që kohë më parë u raportua se kafshoi një djalë 8-vjeçar, derisa mbrëmë ka sulmuar edhe një bagëti në fshatin Gorancë raporton Express.

Sipas disa fotografive të dërguara në redaksi, është bërë e ditur se mbrëmë rreth orës 19:00  ka sulmuar bagëtit e një banori të këtij fshati.

Bëhet fjalë për Abdulxhelil Kaloshin, derisa, sic mund të shihet edhe nga fotot,  një viç është sulmuar nga ujku, ku si pasojë e sulmit ka ngordhur.