.
×

Ujkani thotë se Kosova ishte fantastike ndaj Maltës



Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, është shprehur se bashkëkombësit e tij patën paraqitje fantastike ndaj Maltës në Ligën e Kombeve. Në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 3 në Ligën D, Kosova fitoi 3 me 1 ndaj Maltës, duke pësuar golin e parë pas 500 minutash lojë.

Portieri Ujkani ka thënë se ky gol erdhi si pasojë e gabimit në mbrojtje, ndërsa për fazën ofansive ka thënë Kosova se pati paraqitje fantastike. “Ekipi ka qenë fantastik. Kemi luajtur shumë mirë. I kemi përfunduar aksionet që përpara s’kemi mundur. Arritëm të sulmonim. Portieri i tyre ishte fantastik me disa pritje fantastike. Patëm shtylla. Tash duhet të pushojmë”, ka thënë ai.

Sa i përket ndeshjes të dielën si mysafire e Ishujve Faroe, Ujkani ka thënë se do ta kenë vështirë për shkak se fusha do të jetë sintetike. Megjithatë, ai është shprehur optimist se do ta mbajë portën e paprekur./bp/