[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ujësjellësi “Prishtina” jep detaje për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet



Botapress 29 Gusht – Arjeta Mjeku, zëdhënësja për media në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka folur për ndërprerjet e ujit të pijshëm që do të jenë nesër në disa lagje të Prishtinës dhe në Graçanicë.

Ajo në ka theksuar se arsyeja e kësaj është se kanë planifikuar punime teknike në gypin e qelikut të Badovcit, që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës, gyp ky me diametër 600 ml.

“Fillimisht shkohet nga Komuna e Graqanicës me rrethinë, lagja Veternik, Hajvalia, Bregu i Diellit-Zona qendër, Aktash 1, 2,3, Matiqani, pra të gjitha këto lagje janë që do të preken nga këto punimë teknike edhe një pjesë e vogël e Lagjës së Muhaxhirëve në Prishtinë, do të kenë ndërpreje të furnizimi me ujë të pisjhëm”

“Ne i planifikojmë punimet, na ndodh që punimet t’u kryejmë më shpejt por ndonjëherë ndodh deri sa të stabilizohet rrjeti me ujë të pijshëm merr kohë më gjatë. Punimet i kemi planifikuar të fillojnë në ora 08:00 të mëngjesit dhe të përfundojnë në ora 20:00 në mbrëmje. Nëse gjatë punimeve teknike nuk hasim në ndonjë vështirësi që mundet ta shtyjë edhe më tej apo ta zvogëlojë kohën”.

“Ne e kemi obligim ligjor nga autoriteti rregullator i ujit që nëse mbi 50 konsumatorë mbesin pa ujë mbi 6 orë ne jemi të detyruar përmes autocisternave mobile të dalim në teren dhe bazuar në kërkesat e konsumatorëve të shpërndajmë furnizim me ujë të pijshëm”.

Mjeku ka ka tregur se sa është niveli i ujit në liqenet e Badovcit dhe Batllavës.

“Niveli i ujit pas reshjeve atmosferike që i kemi pasë mbi vendin tonë, niveli i ujit në liqenin e Batllavës e kemi minus 3.43 metra nën kuotën maksimale, ndërkaq nivelin e ujit në gjendje pak më të keqe e kemi në liqenin e Badovcit atje niveli është ende minus 9.25 metra nën kuotën maksimale”, ka thënë Mjeku

Menu Title