.
×

UEFA me një vendim emergjent për Kosovën dhe Rusinë



Paneli i emergjencave i UEFA-s mori një vendim për garat që mund të zhvillohen në mes Kosovës dhe Rusisë. Sipas vendimit të tyre, ekipet nga Kosova dhe Rusia nuk do të përballen kundër njëra-tjetrës, shkruan Indeksonline.

Paneli i Emergjencave i UEFA –s u mblodh të Mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve midis ekipeve nga Kosova dhe Rusia.

“Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet midis ekipeve nga Rusia dhe Kosova, paneli vendosi që të dy ekipet të mos luajnë më kundër njëra-tjetrës në asnjë garë të ardhshme të UEFA-s deri në njoftimin e ardhshëm”.

Sa i përket ndeshjeve kualifikuese të UEFA-s për femra EURO 2021 midis dy skuadrave tashmë të planifikuara në grupin A, Paneli i Emergjencave i UEFA-s vendosi më tej që të dyja ndeshjet të planifikuara në 4 tetor 2019, të shtyhen për një datë që do të caktohet më vonë.