.
×

Udhëheq Pendarovski me 42,56 %, Siljanovska 41,74 e Reka 11,45



Sipas rezultateve të para të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, prej 78,43 % e votave të numëruara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me me 42,56 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 41,74, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 11,45 për qind.

Edhe pse nga KSHZ u zotuan se vetëm gjysmë ore pas përfundimit të votimeve do të publikojnë rezultatet, numërimi i votave po ju merr shumë më shumë kohë nga ajo që kishin paraparë.: