[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

U zë duke vjedhur bojlerë, shporet e karrige



Policia e Kosovës, konkretisht njësia e hetimeve e Stacionit policor në Klinë kanë kapur në flagrancë dy të dyshuar për vjedhje, në fshatin Grapc.

Të dyshuarit, njëri nga ta i mitur, ishin duke kryer vjedhje në shtëpitë e komunitetit serbë. Gjatë intervistimit, i dyshuar F.A. ka pranuar se kishte thyer dy shtëpi në atë fshat dhe në njërënshtëpi kishte marrë katër karrika druri dhe një bojler.

Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e te dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy bojlera, një mikrovalë, një shporet i rrymës, 8 qese me detergjent, 8 karrika druri, 3 enë për ushqim, dy bidona plini, një grirëse e mishit, 8 litra shampon për enë dhe 4 shishe qelqi me alkool, te cilat dyshohet te jenë vjedhur pikërisht në këto dy shtëpi.Pas intervistimit i dyshuari F. A. është ndaluar në për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar.

Menu Title