.
×

U shpërndau akullore kolegëve: Punëtori nga Lipjani bëhet për spital nga shefi



Bajram Hetemi nga Sllovia e Lipjanit të martën përfundoi në spital. Në këtë gjendje, erdhi pikërisht nga shefi i tij. Ai po thotë se u rrah nga zëvëndësdrejtori i Kompanisë “Kajmak” Shpk, Glitin Qallaku, ku ky punonte.

Sipas Hetemit, atij i ishte thënë të shpërndante akullore punëtorëve tjerë, e ky ishte edhe fillimi i konfliktit. “Drejtori kryesor na ka dhënë gjithmonë shpërblime, derisa kësaj here na ka thënë t’i shpërndajmë akullore punëtorëve”, thotë ai, raporton Klan Kosova.

Hetemi shpjegon se si ndodhi ngjarja, derisa thotë se i është kërkuar të largohet nga punë. “Unë e lë punën, në fillim dua rrogën”, i ka thënë ai zëvëndësdrejtorit. Sidoqoftë, nga kjo kompani përgjegjëse nuk kanë dhënë ndonjë koment rreth ngjarjes.