.
×

U shanë publikisht, sot këngëtarja i dedikon fjalë nga zemra reperit të famshëm shqiptar      



Baby Gee dhe Getinjo ishin dy miq mjaft të mirë gjatë kohës që ishin pjesë e labelit “On Records”.

Mirëpo, pas largimit të këngëtares nga ky grup, ajo i prishi edhe marrëdhëniet me dy vëllezërit, Getinjo e Mozzik, të cilët madje e ironizuan në një prej këngëve të tyre. Por, vetëm pak kohë më vonë, dy vëllezërit u shkëputën po ashtu nga ky label, duke dalë më vete.

Tashmë, pasi u shanë dhe u zunë publikisht, duket se marrëdhëniet midis Baby Gee dhe Mozzik e Getinjos, janë përmirësuar. Getinjo sot feston 28 vjetorin e tij dhe Baby Gee e ka uruar nëpërmjet një fotoje, ku i shkruan disa fjalë të përzemërta.

 

“Gëzuar ditëlindjen Getinjo, të vërtetit qëndrojnë deri në fund. Miku im i përjetshëm”, ka shkruar ajo, duke hedhur një foto të sajën e të Getinjos gjatë xhirimeve të këngës së tyre “Monster”.