[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

U rrah me Mulla Osmanin, hoxhë Bajraktari tregon si ndodhi ngjarja



Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Drenas, Eset Bajraktari ka treguar versionin e tij për përleshjen me imamin Osman Musliu.

Bajraktari thotë se Hoxhë Mulsiu nuk ka qënë në vendin e punës por mysafir. Ndërsa për vetën e tij, ai thotë se ishte në vendin e punës, për më tepër Bajraktari pretendon që ishte sulmuar i parë nga Musliu.

Tutje ai ka thënë se rasti i tij është derguar në gjykatë.

Reagimi i tij:

Të nderuar qytetarë dhe besimtar të Kosovës. Siq e keni parë edhe në media lajmin, ndodhi një incident I vogël pa dashjen time dhe pa inicimin tim mirpo jo i natyrës time dhe aspakt i profilit tim si Hoxhë.

Mirpo ja që këto probleme edhe ndodhin nganjëher, e rëndësishme është se si i qasemi problemit. Pa marr parasysh interpretimeve të ndryshme që bëhen në portale dhe rrjetet sociale unë dëshiroj që të ju siguroj ju dhe opinionin e gjërë për pafajsinë dhe pastërtin time në këtë qështje, incidente të tilla janë pritur qysh moti të ndodhin në Këshillin e Bashkësis Islame të Drenasit ku unë punoj si Sektretar i përgjithshëm qysh tash e 24 vite.

Mirpo 10 vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira si pasojë e prezencës se këtij lloj njeriu i cili kurrë nuk ka provuar që shqetësimet e tij ndaj punës së KBI-Drenas ti zgjedh me rrugen e dialogut dhe rrugen e marrëveshjeve siq i takon një njeriu normal. Për qështje se kush u sulmua dhe kush ishte viktima nuk dua të hy në at qështje fare sepse rasti ka shkuar në organet kompetente të drejtësis, mirpo ju duhet ta dini që un kam qenë në vendim tim të punës ndërsa ai ka qenë “musafir” siq ishte këto vitet e fundit, musafir i padëshiruar.

Po ashtu kërkoj edhe nga instancat më të larta të BIK që të marrin masat adekuate me normat e BIK ndaj këtij personi. Ata që më njohin e dinë që unë nuk jam njeri i problemeve sepse këtë nuk ma lejon kultura e familjes, shkollimi im, profesioni im e mbi të gjitha misioni im në të cilin jam i përkushtuar me dekada.

Menu Title