[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

U pyet se po kritikohet nga Bukoshi, Presidenti Rugova tha: “Dikush duhet ta mbajë shtëpinë edhe kur ka mashkuj të kqi”



 

Botapress, 12 Korrik – Andan Mereovci një prej bashkëpunëtorëve dhe e bashkudhatërëve që ishte në hap me Presidentin Ibrahim Rugova për disa vite rresht, në kuadër të shpalosjes së kujtimeve të tij duke sjellë fakte, ndë të tjerash ka shpërndarë sot dy përgjigje të dy gazetarëve kosovare që iu bën në një konferencë shtypi më vitin 1997, shkruan Botapress.
Merovci ka përmendur pyetjet dhe përgjigjet e Presidentit Rugova të cilat edhe sot e kësaj dite mund të jenë aktuale për gjendjen politike në Republikën e Kosovës.
Ja postimi i Adnan Merovcit në Facebook:

Veç fakte!
Në konferencën për shtyp të Presidentit RUGOVA të datës 30 maj 1997, gazetari Muharrem Nitaj pyet:
“Kohëve të fundit ju jeni njeriu më i kritikuar në Kosovë nga personalitete të ndryshme, ndërsa ju me këmbëngulësi vazhdoni të mos përgjigjeni në këto akuza. Ju lutem për një koment?”
Dijetari përgjigjet:
“S’kam ndonjë koment. Është trendë ta kritikojnë Kryetarin. Unë jam Kryetar i të gjithë shqiptarëve të Kosovës, kanë drejtë të kritikojnë dhe unë punoj”.
Ndërsa në pyetjen e gazetarit Baton HAXHIU në lidhje me kritikat dhe mospajtimet që po i vijnë Presidentit nga Qeveria në ekzil, Dijetari përgjigjet shkurt:
“Dikush duhet ta mbajë shtëpinë edhe kur ka mashkuj të kqi”
Foto:Prishtinë, 30 maj 1997
CopyRight©Adnan MEROVCI
p.s. Sa lehtë është të përgjigjesh gjatë!

Menu Title