.
×

U përkujtua ish kryetari i komunës Ukë Bytyçi  



Suharekë  27 tetor  2014

Suhareka me rrethinë sot, në dymbëdhjetvjetorin e vrasjës, ka përkujtua  ish kryetarin e saj Ukë Bytyçin dhe dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyqin të cilët u vranë menjëherë pas fitorës së  LDK-ës në zgjedhjet lokale në këtë komunë. Në Akademinë përkujtimore që u mbajt me këtë rast sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri në fjalën e tij në mes tjerash ka thënë se “edhe pas shumë vitesh shumë veprimtarë të LDK-së, udhëheqës dhe bashkëpunëtorë të ngushtë  të presidentit Rugova, që u vranë edhe sot e kësaj dite nuk dihen ata që e ngrejnë gishtin, vranë dhe  tentuan të vranë të ardhmën e këtij vendi. Ukë Bytyçi dhe të tjerët që e dhanë jetën për liri nuk janë angazhuar për një Kosovë çfarë e kemi tani aktualisht. Kosovë që udhëheqësi lidership e ngulfat lirinë, dëshirën tone për të punuar për të ardhmën e fëmijve tanë

Nderkaq, Kryetari i komunës së Suharekës Sali Asllanaj, ka fol për jetën  dhe vepren e Ukës gjatë luftës dhe pas saj. Ai më pas ka shtuar se “ Uka në vend të urrejtjës, ai ofronte bashkëpunim, në vend të konfliktit ai ofronte dashuri, në vend të përqarjes ai ofronte bashkëpunim dhe unitet. I  tillë dhe u bë në mendjën dhe ndërtijen e njeriut tone të thjesht. Pra simbol i unitetit, bashkëpunimit dhe i tolerances për të quar përpara procesin e shtetndërtimit…” Në emër të familjes ka fol djali i Ukës, Flamuri.

Në fund u vunë Kurora lulesh nga delegacione të ndryshme te shtatorja e Ukës,  mbi varrin e tij  në Semetisht dhe në ate të Bajram Bytyqit dhe Bafti Bajramit në fshatin Nishor

IMG_0822

 

IMG_0834