[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

U nis në Prishtinë për të kërkuar punë, zhduket burri nga Ferizaj



Një burrë nga Ferizaj është zhdukur që nga 29 gushti i këtij viti. Ai ishte nisur për të kërkuar punë në kryeqytet, por më nuk është është kthyer në shtëpi.

Zhdukjen e tij e ka raportuar në polici, një mik i tij.

“Rr. Gëzim Sahiti, Ferizaj 29.08.2020-14:00. Më datë 25.09.2020, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data e lartcekur nga shtëpia kishte dal miku i tij i cili para se të largohej kishte deklaruar se po shkon në Prishtinë për të kërkuar punë. Deri me tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport.

Menu Title