.
×

U mbyt të dielen në Shëngjin, gjendet trupi i 18 vjeçarit



Botapress 27 Qershor – Anijet e peshkimit kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të 18-vjeçarit të mbytur në det të dielën.

I riu kishte shkuar për të bërë plazh në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin dhe pasi u fut në det nuk ka mundur që të dalë më prej ujit.Pasi familjarët dhanë alarmin për zhdukjen e të riut, Polumbarët dhe Policia Kufitare nisën kërkimet në det, por pa rezultat.