.
×

U mbajt gara e parë në drift në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm



 

Është mbajtur gara e parë e disiplinës drift në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm, garë kjo e cila për herë të parë u organizua nga Federata e Auto Sportit e Kosovës.  Garuesi nga Mitrovica, Fidan Kalludra ishte fitues i garës me 77 pikë. Ai me makinën e tij BMW ishte tejet atraktiv për shikuesit, e njëherësh edhe i shpejtë e i saktë. Pas tij u rendit Gramos Binaku i Gjakovës me Opel, i cili tuboi 50 pikë, ndërsa podiumi u plotësua me Alteron Sylmetën, po ashtu me Opel dhe po ashtu nga Gjakova, i cili garën e përfundoi me 44 pikë. Paraqitje të mirë patën edhe Liridon Kalenderi e Bujar Bytyqi, të cilët u renditën në pozitat 4, përkatësisht 5. Gara u zhvillua në Qendrën e Panaireve në Gazimestan, ndërsa interesimi i dashamirëve të driftit ishte mjaft i madh.