.
×

U largua për ta sfiduar veten në Juventus, tani Ronaldo është afër eliminimit nga Liga e Kampionëve



Juventusi e transferoi Cristiano Ronaldon, në korrik, me shpresën që ai do t’i ndihmojë për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, tani, portugezi është shumë afër eliminimit nga kjo garë, të cilën e ka fituar pesë herë në karrierë.

Ronaldo dëshironte të sigurohet se të gjithë në Ëanda Metropolitano do ta mbajnë mend se ai i posedon pesë medalje të arta të kësaj gare. Për ta arritur këtë, ai i ngriti pesë gishtat e dorës së tij para tifozëve të Atletico Madridit, si dhe para gazetarëve.

Përderisa 34-vjeçari ka qenë mjaft mbresëlënës në Serie A, ai nuk ka arritur ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Ligën e Kampionëve. Ai u ndëshkua me karton të kuq qysh në debutimin e tij me Juventusin në këtë garë e pastaj humbi kundër ish-klubit, Manchester Unitedit, në shtëpi. Së fundi, disfata me rezultat 2:0 kundër Atleticos ka bërë që Ronaldo të jetë shumë afër eliminimit.

Nëse skuadra e Diego Simeones arrin ta mbajë epërsinë edhe në ndeshjen kthyese, e cila do të zhvillohet më 12 mars, në stadiumin Allianz, kjo do të jetë hera e parë që Ronaldo largohet nga në fazën e 1/8 të finales që nga vitit 2010, kur Lyoni e eliminoi Real Madridin e Manuel Pellegrinit.

Paraqitja e tij në Wanda Metropolitano, sipas statistikave, nuk ishte shumë e keqe. Ai e pati një goditje brenda kuadratit të portës dhe pesë jashtë saj, i kompletoi 95 për qind të pasimeve, i fitoi 15 duele, por e humbi topin 13 herë.

Gjasat që pesë-herë fituesi i Topit të Artë ta fitojë titullin e tij të gjashtë të Ligës së Kampionëve me klubin e tij të tretë, janë zvogëluar. Juventusi ende ta sigurojë një vend në çerekfinale, mirëpo nuk do ta ketë të lehtë ta bëjë këtë gjë kundër taktikave të Simeones.

Atletico Madridit do t’i mungojnë Thomas Partey dhe Diego Costas për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë. Megjithatë, nëse madrilenët e shënojnë një gol, Juventusit do t’i duhet katër; sfidë kjo mjaft e vështirë kundër një portieri si Jan Oblak dhe një klubi si Atletico Madridi.

Ronaldo ka arritur të paktën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në tetë sezonet e fundit. Ai e ka përdorur këtë garë prestigjioze për të fituar çmime individuale dhe të thyejë rekorde me gola e trofe.

Megjithatë, tani, ai varet nga mëshira e një ekipi që portugezi e torturonte vazhdimisht gjatë kohës sa ishte me “Los Blancos”. Tifozët e Atleticos janë të kënaqur që më fund po arrijnë të hakmerren.