.
×

U hap ekspozita ‘Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangshme: Modernitetet 1945-1989’ në Kino Lumbardhi



U hap ekspozita ‘Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangshme: Modernitetet 1945-1989’ në Kino Lumbardhi Të premten u hap ekspozita ‘Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangshme: Modernitetet 1945-1989’ në Kino Lumbardhi në Prizren.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 Nëntor,  prej orës 10:00 deri në 18:00, përveç të hënave. Ekspozita u realizua në kuadër të projektit Prizren Urban Memoryscapes, projekt tetë-mujor i cili u ideua përmes partneritetit të Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës për Histori Gojore.

Falenderojmë njerëzit të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë qenë të përfshirë në prodhimin e ekspozitës: Drenushë Morina, Donjeta Berisha, Edi Gashi, Edis Galushi, Fitore Rexhepi, Kushtrim Thaqi, Nëntore F. Rexhepi, Etem Llausha, Dian Fishekqi, Nita Salihu Hoxha, Chester Eng, Aurela Kadriu, Ares Shporta, Paz Ponce, Erëmirë Krasniqi dhe fotografitë Elmedina Arapi.

Ekspozita u mundësua me mbështetjen e Fondacionit Franko-Gjerman, Ambasadës Franceze, Ambasadës Gjermane, Sharrcem dhe Komunës së Prizrenit.

 

I falenderojmë veçanërisht të gjithë ata që ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes.