[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

U fotografua me Daut Haradinajn, Gold AG tregon a është anëtarësuar në AAK



Reperi Gold AG ka qenë temë e lajmeve të djeshme, kur në këtë kohë fushate ka dalë në një foto me Daut Haradinajn. Gold AG ka treguar se ka shkuar në vizitë tek Daut Haradiaj, duke e përshkruar foton me: “Vizitë te gjenerali”.

Kështu, të gjithë filluar të jepnin komentet e tyre sa i përket anëtarësimit të reperit në AAK.

Ndërsa më pas ai e ka bërë edhe një postim me Haradinajn, duke shkruar se ata njihen tash e një kohë shumë të gjatë bashkë, në foton që shihet të jetë më e vjetër.

Më pas, për t’u qartësuar, Goldi ka bërë edhe një shkrim të cilin e ka postuar në ‘storie’ të Instagram.

Goldi shkruan: ““Përkrahës i trimave gjithmonë, por në politikë asnjëherë”

Menu Title