.
×

U festua në Starnberg 28 Nëntori – Dita e Flamurit (FOTO)



 

 

Ndonëse jetojnë dhe veprojnë larg atdheut, mërgata jonë vazhdon të mbajë lidhjet e fuqishme me atdheun.

Për të mos harruar traditat e kombit shqiptarë dhe festat kombëtare, bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Starnberg, ishin mbledhur në një tubim madhështor kushtuar ditës se flamurit.

 

Më 02 dhjetor 2017, në sallën e Qendrës sportive në Starnberg-Söcking afër München-it e cila ishte e mbushur plot e përplot me bashkatdhetar, u shënua 105 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë –Dita e Flamurit Kombëtar.

Kryesia e vyeshme e Nëndegës së LDK-së së Starnbergut, e kryesuar nga kryetari z. Musa Hamzaj, veterani i LDK-së, Fazli Gashi, Kryetar Nderi i Aktivit, Gani Batatina, ish-kryetar i Aktivit, tani veprimtar i devotshëm, Adem Lushaku, këshilltar, Sabedin Dushi, sekretar, Ibrahim Potoku, Liridon Behrami, arkatar, është një ekip për lakmi, që di të punojë dhe të organizojë mërgimtarët e shumtë të kësaj zone dhe më gjerë në Bavari.

Nën organizimin e Këshillit organizues të Nëndegës së LDK-së në Starnberg dhe në bashkëpunim me Shoqatat “Rilindja”, Shoqata “Shqiponja”, Bashksia Islame “Ballkan”, Shoqata Shqiptare Gjermane në Ingolstadt, moderimin e kësaj mbrëmje festive me sukses e udhëhoqi z. Refki Tafaj.

Në fillim të programit, kryetari i Nëndegës së LDK-së, Musa Hamzaj, ua dorëzuaj  Mirënjohjet  disa veprimtarëve më të dalluar, në emër të Kryesisë të Nëndegës së LDK-së në Starnberg.

Pas intonimit të himnit kombëtar, tubimin në fillim e hapi Kryetari i Nëndegës z.Musa Hamzaj i cili përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët.

Referatin  kushtuar kësaj date të historisë kombëtare e lexoi një ndër themeluesit e Nendegës z.Gani Batatina.

Ndërsa tubimin e përshëndetën; Kryetari i Nëndeges së LDK-së në München z.Isuf Qeta- pjesmarrës i luftës dhe i plagosur në betejën e lavdishme të UÇK-së në Koshare si dhe Veterani i LDK-së dhe humanisti z.Nikoll Skeli.

 

Me këtë rast të pranishmëve ju drejtua me një fjalë përshëndetëse mysafiri nga Dega e LDK-së në Zvicër ish kryetari i kësaj Dege dhe tani nënkryetar z. Haki Latifi.

“I nderuar z. Kryetar  Musa Hamza,

Të nderuar pjesëmarrës dhe organizator të nderuar të Nëndegës së LDK-së në Starnberg,

Kam nderin e veçantë që sot të jem në mes jush, njëherit të ju falenderoj për ftesën dhe t’ju uroj festën e madhe të nëntorit. Gjithashtu më lejoni t’ju përgëzoj për punën e madhe të shkelqyer që keni bërë që nga themelimi e gjer më sot të organizimit të mërgimtarëve të kësaj rrethine për të mbajtur gjallë dhe ruajtur kulturën dhe traditën tonë kombëtare si dhe kontributin e çmuar për ta ndihmuar atdheun në çdo kohë sa herë është ndi nevoja, si dhe respektimin e institucioneve të LDK-së dhe ato shtetërore. Sepse, mërgata jonë ishte element qenësor i themelimit të dy shteteve shqiptare Shqipërisë dhe Kosovës, ju ishit ambasadorët më të mirë të atdheut.

Sot kur festojmë, realisht janë disa festa që lidhen me këtë datë. Elementi i parë i festës së 28 nëntorit është shumë më herët, daton me ardhjen, gjegjësisht rikthimin e të madhit Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Atdheun e tij. Kështu është dashur që të kalojnë qindra vite që kjo datë, 28 nëntori të përfitojë elementin e dytë, atë të ngritjes së flamurit dhe të bërjes të kësaj Shqipërie aktuale, ishte kjo datë e cila priste të ketë edhe data tjera, pjesa më e madhe e trojeve shqiptarëve, territoreve, banorëve kishin mbetur jashtë asaj Shqipërie të cilën Ismail Qemajli me bashkëpuntorë e shpalli pavarësinë më 1912.

Dita e Flamurit është festa e krenarisë sonë kombëtare, me traditën më të gjatë të kremtimit, që shënon rimëkëmbjen e kombit tonë.

Është festë e rimëkëmbjes së dinjitetit dhe forcimit të ndërgjegjes sonë kombëtare, është ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar, është historia e lavdishme e kombit tonë.

Popullit shiptarë dhe Kosovës, përveç 28 nëntorit, i është shtuar edhe një datë tjetër po aq e rëndësishme, 17 shkurti i vitit 2008, kur Kosova shpalli veten, Republikë të pavarur dhe Sovrane.

Sot kemi më shumë arsyje të festojmë duke përkujtuar edhe një datë tjetër të kalendarit të historisë sonë kombëtare, kujtojmë 73-vjetorin e lindjës së kryetarit të parë të LDK-së dhe Presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë sē Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në të cilën do të skalitet në ndërgjegjen e popullit shqiptarë dhe Perëndimit si lideri historik i pavarësisë së Kosovës.

Lavdi dhe rrespekt të përjetshëm për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova!

Sot mbarë kombi përkulet me nderim përpara rolit dhe kontributit të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe gjithë veprimtarët, atdhetarët, dëshmorët të cilët janë gurët e çmuar të themelit mbi të cilët u ngritë pavarësia e Kosovës dhe Lufta çlirimtare.

Lavdi dhe nderim për të gjithë ata/ato që punuan dhe sakrifikuan jetën për bërjen e shtetit të Shqipërisë e të Kosovës në të cilën e gëzojmë sot.

Dita e pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit kombëtar është simbol i identitetit dhe bashkimit të gjithë shqiptarëve, simbol i krenarisë kombëtare dhe i dashurisë për Atdheun. Kjo ditë e veçantë mbledh sëbashku të gjithë shqiptarët pa dallim krahine dhe miqë tanë, kudo që jemi në nderim të thellë për kombin shqiptar dhe atdheun tonë.

Është dhe do të mbetët njëra ndërë vlerat dhe ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet ruajtur dhe kultivohet në shenjë nderimi për para ardhësit tanë, për të tashmën dhe të ardhmën e brezave që do vijnë.

 

Gëzuar 28 Nëntori-Dita e flamurit!

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!

Pra, kremtimi  i 28 nëntorit dhe datave të tjera, janë të rëndësisë së veçantë, sepse, duke respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, duke respektuar vlerat, respektojmë vetveten tonë, të tashmen dhe të ardhmen.” Përfundoj z. Latifi.

 

 

 

 

Ishte kjo një atmosferë tejet festive ku vërtetë organizatorët dëshmuan një përkushtim dhe një adhurim për këtë datë ku pikat muzikore ato që ishin më prekëse u përcjellën me ovacione me duartrokitje duke hedhur valle deri në orët e vona të natës.

 

 

 

Po ashtu në mesin e atyre që u përkujdesën për një atmosferë të këndshme dhe festive ishin edhe Grupi i vallëtarëve nga Ingolstadti të prirë nga drejtuesit Fatime Muriqi-Zeka dhe Haki Zeka, këngëtarët e mirënjohur; Afërdita Dermaku, Sokol Bisaku, Ibrahim Hajzeri si dhe interpretimi artistik i veprimtarit Ibrahim Hoxha me një Monolog kushtuar ditës së flamurit në të cilën po ashtu arritën të zgjojnë emocione të dukshme te publiku mërgimtar.

 

 

Duhet vlerësuar se manifestimi i sivjetmë ishte vërtetë në nivel dhe se rrallë ndonjë herë salla e Qendrës për sport ka qenë më e mbushur seç ishte mbërmë, kjo dëshmon një respekt të madh të mërgimtarëve për të gjithë ata që i mban që të ndihen krenar që janë shqiptar.

 

Sektori për informim i Nëndegës së LDK-së në Stanberg