.
×

Turqi: Një Kur’ani 800 vjet i vjetër tërheq vizitorët



Një dorëshkrim i lashtë i Kur’anit i ekspozuar në veri të Turqisë gjatë muajit të Ramazanit tërheq shumë vëmendjen e vizitorëve, raporton AA.

Kur’ani, i shkruar në vitin 1191 për shkollat teologjike në rajonin turk të Anadollit, po ekspozohet në muzeun e Tokat-it në provincën me të njëjtin emër në Turqinë veriore.

Ai konsiderohet se kjo është kopja e vetme e Kur’anit e lënë që nga ajo kohë, menjëherë pasi turqit e bënë Anadollin shtëpinë e tyre.

“Si një Kur’an i shkruar me dorë, ai është një kopje shumë e rëndësishme historike e Anadollit dhe asnjë muze tjetër në Turqi nuk e ka këtë objekt”, tha zv. drejtori i muzeut, Hayati Gonultas.

Ai theksoi se Kur’ani 800-vjeçar është një xhevahir i vërtetë muze.